back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit/ Emrat e kandidatëve për kryetarë në...

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit/ Emrat e kandidatëve për kryetarë në 5 bashkitë e vendit

Ndërsa afrohet 9 nëntori, qytetarët e pesë bashkive të vendit do t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale, ndërsa partitë politike kanë bërë publike kandidatët që do të garojnë për postin e kryetarëve të bashkive.

Partia Socialiste (PS) ka zyrtarizuar kandidatët e saj në të gjitha bashkitë, ndërsa Partia Demokratike (PD) ka vendosur të mbështesë disa kandidatë të pavarur, duke u përqendruar në një strategji të bashkëpunimit me forca lokale.

Në Vlorë, PS ka propozuar ish-deputeten Brunilda Mersini, ndërsa opozita do të mbështesë kandidatin e pavarur Dionis Sota. Një tjetër kandidat është Gjergj Nika.

Në Berat, socialistët hyjnë në garë me Ervin Cecën, ndërsa PD mbështet kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa.

Në Cërrik, PS ka zgjedhur Florenc Dokën si kandidat, ndërsa opozita mbështet të pavarurin Amarildo Hoxha. Në këtë bashki do të garojë edhe Eligert Hima, nën siglën e partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

Në Mat, PS ka propozuar Altin Bojnin, ndërsa kandidatura e pavarur është shpallur nga Suzana Pasha, kryetare e Gruas Socialiste. Po ashtu, kandidatin e pavarur Eduart Brahilika e ka depozituar dokumentacionin për garë.

Në Tepelenë, PS mbështet Gramoz Sakon, ndërsa kandidati i pavarur i propozuar nga zgjedhësit është Gabriel Guma.

Këto zgjedhje të pjesshme do të shërbejnë si një test i raporteve të forcave politike në terren, ndërsa roli i kandidatëve të pavarur pritet të jetë vendimtar në disa nga bashkitë ku gara është më e ngushtë.

Lista e kandidatëve të depozituar për garë:

Vlorë:

Dionis Sota (propozim nga zgjedhësit)

Brunilda Mersini (PS)

Gjergj Nika

Berat:

Pavlo Shkarpa (propozim nga zgjedhësit)

Ervin Ceca (PS)

Cërrik:

Florenc Doka (PS)

Amarildo Hoxha (propozim nga zgjedhësit)

Eligert Hima (Lëvizja Shqipëria Bëhet)

Mat:

Altin Bojni (PS)

Suzana Pasha (propozim nga zgjedhësit)

Eduart Brahilika (propozim nga zgjedhësit)

Tepelenë:

Gramoz Sako (PS)

Gabriel Guma (propozim nga zgjedhësit)

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat