back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetRrogozhina pa kryetar/ Zgjedhjet mbeten peng prej dy muajsh

Rrogozhina pa kryetar/ Zgjedhjet mbeten peng prej dy muajsh

Procedurat për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Rrogozhinës janë bllokuar prej rreth dy muajsh, ndërsa institucioneve përgjegjëse u kërkohet të respektojnë detyrimet ligjore për vakancën në këtë bashki.

Sipas të dhënave të siguruara përmes të drejtës së informimit nga Prefektura e Tiranës, prefekti Shkelqim Hajdari ka ndjekur procedurat ligjore duke i përcjellë në kohë Këshilli i Ministrave dokumentacionin përkatës lidhur me mandatin e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë.

Sipas kronologjisë zyrtare, vendimi i gjykatës mban datën 9 shkurt, vendimi i Këshillit Bashkiak është marrë më 10 shkurt, ndërsa shkresa përcjellëse e prefektit është dërguar më 12 shkurt 2026.

Megjithatë, prej afro dy muajsh, Këshilli i Ministrave nuk ka ndërmarrë hapin e radhës ligjor për informimin zyrtar të Presidenti i Republikës së Shqipërisë, çka do t’i hapte rrugë dekretimit të datës për zgjedhjet e pjesshme në këtë bashki.

Për këtë vonesë nuk është dhënë ende një arsyetim zyrtar. Instituti i Studimeve Politike  bën të ditur se është në pritje të përgjigjeve nga qeveria mbi bazën e kërkesave për informacion.

Sipas ISP-së, situata ngre shqetësime për përsëritjen e praktikave të mëparshme, ku afatet ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme nuk respektohen, duke i dhënë përparësi interesave politike dhe mbajtjes nën kontroll të njësive vendore përmes drejtuesve të komanduar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat