back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet në Durrës/ Kalaja padit në SPAK: Kam prova filmike për manipulime

Zgjedhjet në Durrës/ Kalaja padit në SPAK: Kam prova filmike për manipulime

Kandidati i opozitës për qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Aulon Kalaja, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), lidhur me një kallëzim penal që ka bërë ndaj procesit të numërimit të votave në këtë qark.

Kalaja akuzon se votat e tij janë tjetërsuar brenda vetë strukturave të koalicionit opozitar, në favor të kandidatit tjetër, Arjan Ndoja, ish-prokuror i shkarkuar nga Vettingu. Ai pretendon se ka prova konkrete, përfshirë pamje filmike, që tregojnë manipulim të votave të kandidatëve nga njëri te tjetri gjatë procesit të numërimit.

Në kallëzimin e bërë nga përfaqësuesi ligjor i koalicionit PD-ADSHM, kërkohet hapja dhe rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në Durrës, për shkak të asaj që cilësohet si një “trend i qartë i tjetërsimit të votës”.

Kalaja kritikon vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili lejoi rinumërimin e vetëm një pjese të kutive dhe më pas ndërpreu procesin, pavarësisht rritjes së dyshimeve për parregullsi. Pas rinumërimit të mbi 150 kuti votimi, diferenca mes Kalasë dhe Ndojës është ngushtuar në rreth 900 vota.

“Kam depozituar prova të reja, mes tyre edhe filmime, që tregojnë manipulime të hapura. Kërkoj rinumërimin e plotë të kutive të Durrësit dhe hetim të vendimeve të paligjshme të KAS,” – u shpreh Kalaja jashtë ambienteve të SPAK.

Çështja mbetet e hapur, ndërkohë që SPAK pritet të vendosë nëse do të nisë një hetim të plotë për këtë rast.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat