back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet në Tiranë: PD ende pa kandidat

Zgjedhjet në Tiranë: PD ende pa kandidat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD nuk ka marrë ende një vendim për kandidatin ose kandidaten që do të garojë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se diskutimet për kandidatin janë ende në fazë të brendshme dhe se vendimi final do të merret nga vetë partia. Ai gjithashtu theksoi se situata politike ka ndryshuar pas veprimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas Berishës, ka “spostuar politikisht” kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj.

“Ende nuk kemi një vendim për kandidatin apo kandidaten që do të vendosim në Bashkinë e Tiranës. Do të marrim një vendim si PD, patjetër,” tha Berisha.

Berisha nuk ka dhënë asnjë detaj se cili kriter do të përdoret për zgjedhjen e kandidatit, duke e lënë të hapur procesin brenda strukturave të partisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat