back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetZgjedhorja/ PS dhe PD me emrat e ekspertëve në tryezë

Zgjedhorja/ PS dhe PD me emrat e ekspertëve në tryezë

Është mbledhur këtë të premte Komisioni i Reformës Zgjedhore, në vijim të procesit për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor.

Në mbledhje u prezantuan edhe ekspertët që do të përfaqësojnë palët politike në këtë proces. Nga Partia Socialiste pjesë e grupit të ekspertëve do të jenë Viktor Gumi, Elena Xhina dhe Dardan Malaj.

Ndërsa Partia Demokratike do të përfaqësohet nga Altin Kazizaj, Muharrem Çakaj dhe Arjan Madhi.

Mbledhja e sotme vjen vetëm një ditë pasi PD u ul në tryezën e Komisionit për Reformën Territoriale, duke lënë pas përplasjet politike dhe duke vijuar punën e përbashkët me mazhorancën në proceset reformuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat