Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mori pjesë në Forumit e parë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku apeloi tek sipërmarrësit që të investojnë në rajon. “Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën,” tha ajo, duke theksuar se vendet e BE-së përjetuan rritje ekonomike të jashtëzakonshme pas anëtarësimit dhe se e njëjta mund të ndodhë edhe për Ballkanin Perëndimor.
Von der Leyen njoftoi nisjen e ndërtimit të dy fabrikave të Inteligjencës Artificiale, një në Maqedoninë e Veriut dhe një në Serbi, të cilat më pas do të shtrihen në të gjithë rajonin. Ajo siguroi se fuqia kompjuterike e BE-së do të jetë në shërbim të këtyre projekteve dhe se investimet evropiane do të ndihmojnë në rritjen e kompanive lokale.
Gjatë forumit do të nënshkruhen 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi, ndërsa nesër janë planifikuar diskutime për 24 investime të mundshme në rajon. Von der Leyen theksoi se koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani.