Para nisjes së seancës konstituive, kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, deklaroi se kryeministri në detyrë do të ketë takim me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.
Ajo para mediave, tha se të dyja palët kanë vullnet për bashkëpunim, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.
Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 46 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare. /Telegrafi/