back to top
24.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetZjarret në Gramsh detyrojnë evakuimin e banorëve në tre fshatra

Zjarret në Gramsh detyrojnë evakuimin e banorëve në tre fshatra

Autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit, Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri që kanë përfshirë zonën që prej mëngjesit.

Në terren janë angazhuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Ndërkohë, pritet të nisë edhe mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të fshatrave të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë për evakuimin e sigurt.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat