back to top
32.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetZjarri në inceneratorin e Elbasanit/ Ministrat në vendin e “krimit”

Zjarri në inceneratorin e Elbasanit/ Ministrat në vendin e “krimit”

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, zhvilluan sot një inspektim në fushën e mbetjeve në Elbasan, pas një zjarri të rrezikshëm që përfshiu zonën ditët e fundit, i favorizuar nga temperaturat e larta të verës.

Të pranishëm në terren ishin edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, si dhe prefekti i Qarkut, Ilir Bejtja.

Ministri Vengu vlerësoi përkushtimin e strukturave zjarrfikëse, emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, që në bashkëpunim me institucionet vendore shmangën një katastrofë mjedisore dhe mbrojtën shëndetin publik. Ai theksoi se ndërhyrja e shpejtë dhe përdorimi i teknologjisë, përfshirë një dron për monitorim ajror, ishin vendimtare në përballimin e flakëve.

“Situata si kjo nxjerrin në pah nevojën për modernizimin e emergjencave civile, vendosjen e kamerave termike në landfill-e dhe gatishmëri të përhershme të zjarrfikësve pranë tyre,” deklaroi ministri i Mbrojtjes.

Ai njoftoi gjithashtu se kompania shtetërore KAYO ka nisur prodhimin e pajisjeve për emergjencat civile, përfshirë automjete zjarrfikëse, me synimin për të forcuar pavarësinë teknologjike të Shqipërisë.

Në përfundim të inspektimit, u njoftua ngritja e një grupi pune me ekspertë vendas dhe të huaj, që do të realizojë një vlerësim të plotë të situatës dhe do të hartojë masa për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat