back to top
30.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetZjarrvënësit në liri/ Rama: Të hetohen gjyqtarët që japin vendime absurde

Zjarrvënësit në liri/ Rama: Të hetohen gjyqtarët që japin vendime absurde

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza të forta ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas tij kanë marrë vendime që favorizojnë personat e akuzuar për zjarrvënie.

Në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare për dhënien e medaljeve dhe shpërblimeve forcave të angazhuara në operacionet kundër zjarreve, Rama deklaroi se ka kërkuar nga ministri i Drejtësisë që këto raste të përcillen tek organet e qeverisjes së gjyqësorit.

“Disa persona pa ndjeshmëri njerëzore dhe me integritet moral zero, në ajër të kondicionuar dhe të mbuluar nga toga e zezë e gjykatësit, përqeshin sakrificat dhe shkelin me të katër këmbët interesin publik, duke dhënë vendime jo në mbrojtje të Republikës, por në favor të zjarrvënësve”, u shpreh Rama.

Kryeministri paralajmëroi se çdo gjyqtar dhe prokuror që sipas tij shkel interesin publik duke mbrojtur zjarrvënësit, do të vihet përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale.

“Nuk do të lëmë gur pa lëvizur për të vendosur përpara përgjegjësisë çdo prokuror apo gjykatës që sulmon shtetin dhe interesin publik në proceset me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të pasurive publike. Përkundrazi, do të japim mbështetje të plotë për ata që i shërbejnë misionit të Shqipërisë në BE, duke luftuar korrupsionin e krimin e organizuar”, theksoi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat