back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniZv/kryeministri i RMV, Izet Mexhiti sulmon Ali Ahmetin dhe Artan Grubin

Zv/kryeministri i RMV, Izet Mexhiti sulmon Ali Ahmetin dhe Artan Grubin

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti, ka sulmuar zyrtarin e lartë të BDI-së, Artan Grubin dhe gjykatësin Enver Bexheti që u përfshin në Listën e Zezë Amerikane.

Ai ka deklaruar se do të ketë përgjegjësi dhe iu është drejtuar BDI-së, duke thënë se po punon për të shpëtuar Mijallkovin, ndërsa të dënuarit shqiptarë të proceseve të montuara vazhdojnë të kalben dhe të vdesin në burgje.

“Ndërsa të dënuarit shqiptarë të proceseve të montuara kalben e vdesin në burgje, ata punojnë për shpëtimin e Mijallkovit. Tani është koha për përgjegjësi,” shkroi Mexhiti.

Në një njoftim për media, DASH tha se Grubi dhe Bexheti “janë përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat