back to top
12.4 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetZvarritja e hetimeve për trafikun e lëndëve toksike/ Muçollari: Qeveria po pengon...

Zvarritja e hetimeve për trafikun e lëndëve toksike/ Muçollari: Qeveria po pengon transparencën

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, në deklaratën për media të bërë këtë të shtunë, tha se zvarritja e hetimeve për mbetjet toksike është e papranueshme. Kjo sipas tij, është e dyshimtë dhe se Prokuroria e Durrësit po ruan imazhin e ministrave Pirro Vengu dhe Mirela Kumbaro.

Ai tha se “6 muaj pasi janë sekuestruar dhe ka nisur procedimi, Prokuroria e Durrësit njofton se më në fund ka identifikuar një laborator”.

“Kjo zvarritje hetimesh është e dyshimte. Kjo zvarritje hetimesh i intereson kësaj godinës këtu. Rrjeti i Bazelit dhe zyra e BE, OLAF, ishin të gatshme të ndihmonin. Por çështjen e mori prokuroria”, vijoi Muçollari.

Deklarata

Zvarritja e hetimeve për trafikun ilegal ndërkombëtar të lëndëve të rrezikshme, është e papranueshme.

Teksa para 10 ditësh një tjetër sasi me mbetje toksike u kap në Ankona, pasi ishte nisur nga Durrësi, Prokuroria ende nuk ka gjetur laboratorin për të bërë analizat për 102 konjnerët, që u refuzuan verën e kaluar nga Tajlanda e u kthyen aty ku ishin nisur, në portin tonë më të madh.

6 muaj pasi janë sekuestruar dhe ka nisur procedimi, Prokuroria e Durrësit njofton se më në fund ka identifikuar një laborator.

Kjo zvarritje hetimesh është e dyshimte. Kjo zvarritje hetimesh i intereson kësaj godinës këtu. Rrjeti i Bazelit dhe zyra e BE, OLAF, ishin të gatshme të ndihmonin. Por çështjen e mori prokuroria.

Është e qartë që kemi të bëjmë me një pengim të së vërtetës dhe mohim të transpaeencës. Po të zbardhej me objektivitet e shpejtësi ngjarja, në këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh del e përfshirë qeveria me përgjegjësinë direkte të Ministrave, Kumbaro e Vengu.

Mesa duket, për Prokurorinë e Durrësit, imazhi i qeverisë, i këtij kryeministri këtu, para zgjedhjeve dhe karriera e Kumbaros dhe Vengut janë më të rëndësishme se mjedisi dhe shëndeti i qytetarëve.

Partia Demokratike është e angazhuar dhe ka vullnetin e plotë për të mos lejuar që lëndët e rrezikshme dhe trafiku i tyre të ndodhin më në Shqipëri. Kjo ndryshon. Ndryshon me votën e 11 majit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat