Kishte kohë që pritej, por tashmë është zyrtare.
Jamal Musiala do të vazhdojë të qëndrojë te Bayern Munich. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe talenti i gjermanëve ka firmosur kontratën e re.
Musiala do të mbajë veshur fanellën e bavarezve deri në vitin 2030. 21-vjeçari bëhet rinovimi i 3-të te Bayern pas Manuel Neuer dhe Alphonso Davies.
Lajmin e ka bërë të ditu vetë gjigandi gjerman,r nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kushtet e rinovimit të Musialas janë përmirësuar ndjeshëm dhe rinovimi i kontratës sigurisht është një lajm i keq për të gjitha ekipet e interesuar për gjermanin.