back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBota0pozita vendos flamurin serb në Kuvend/ Balla u kërkon ta heqin

0pozita vendos flamurin serb në Kuvend/ Balla u kërkon ta heqin

Në një situatë të pazakontë në Kuvend, opozita vendosi flamurin serb gjatë seancës plenare, gjë që shkaktoi reagimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij i kërkoi opozitës që ta hiqnin.

“Hiqeni atë flamurin e një vendi tjetër këtu. Ç’pune keni me flamujt e vendeve të tjera që i varni këtu dhe shkruani emra shtetesh? Hiqini ato dhe mos bëni provokime kot,” u shpreh Balla.

Ministri Balla theksoi rëndësinë e flamurit kombëtar shqiptar, duke e quajtur “yll bote” dhe kundërshtoi krahasimet me vende të tjera, duke sfiduar opozitën për një debat konkret mbi buxhetin.

“Keni që në mëngjes, foli parafolësi Serbia e ka kaq, Serbia e ka keq, ne e kemi kaq dhe s’e kemi kaq. Ne nuk krahasohemi me asnjërin nga këta vende. Nëse flasim për buxhetin, merrni buxhetin e Shqipërisë të vitit 2013 dhe krahasojeni me buxhetin e vitit 2025. Tre herë është rritur buxheti i shtetit shqiptar,” tha Balla, duke nënvizuar progresin ekonomik të vendit.

“Vendin e kemi bashkë!”, përfundoi Balla, duke i bërë thirrje opozitës për bashkëpunim dhe respekt ndaj simboleve kombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat