Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë me një kërkesë zyrtare për të gjetur një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave.
Nga foltorja e Kuvendit, Braçe theksoi se një ndërhyrje e tillë do të shërbente për të korrigjuar një padrejtësi ndaj kësaj kategorie qytetarësh. Ai nënvizoi se shumë pensionistë kanë mbetur jashtë përfitimit, ndërsa situata ekonomike kërkon mbështetje konkrete për ta.
“Do doja t’i kërkoja ministrisë që të gjejë një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit. Do ishte shumë mirë nëse do të ndodhte dhe do zgjidhte një padrejtësi”, u shpreh deputeti socialist gjatë fjalës së tij.



