Në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ka shpallur procedurën për plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese më 25 prill 2025. Shpallja u bë me Dekretin nr. 387, datë 31.10.2025.
Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë shprehur interes për këtë pozicion janë:
-
Alaudin Malaj
-
Alban Toro
-
Alma Faskaj Vokopola
-
Arta Vorpsi
-
Brunilda Bara
-
Genci Gjonçaj
-
Jordan Daci
-
Lulzim Hamitaj
-
Naureda Llagami
-
Roland Ilia
Procedura e aplikimit synon të sigurojë përzgjedhjen e kandidatit më të përshtatshëm për të kontribuar në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, duke respektuar standardet kushtetuese dhe ligjore.



