back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësia3 inceneratorë, 3 gjyqe/ Alibi e re nga Bllakos për t'i shpëtuar...

3 inceneratorë, 3 gjyqe/ Alibi e re nga Bllakos për t’i shpëtuar burgut

Ka përfunduar pas dy orësh seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i dënuar më herët me 4 vite burg për korrupsion në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në seancë ishte i pranishëm vetë Bllako, së bashku me avokatët e tij, të cilët kërkuan nga gjykata shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë dhe deklarimin e pafajësisë për klientin e tyre. Argumenti kryesor i mbrojtjes ishte se Bllako nuk ka qenë “funksionar i lartë publik”, siç parashikohet nga neni përkatës i Kodit Penal, dhe për rrjedhojë nuk mund të ndiqet penalisht në këtë cilësi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kërkuan lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke theksuar se Bllako ka vepruar në kapacitetin e tij si funksionar i lartë, duke favorizuar interesat e biznesit të inceneratorëve.

Dënimi në shkallë të parë dhe precedentët penalë

Më 11 mars 2025, Gjykata e Posaçme dënoi Alqi Bllakon me 4 vite burg, të reduktuara në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në dy episode të ndryshme gjatë kohës që ushtronte funksione në administratë.

Bllako është dënuar më parë me 2 vite e 8 muaj burg për aferën e inceneratorit të Elbasanit – një tjetër skemë korruptive e ndërlidhur me të njëjtët biznesmenë. Ndërkohë, për inceneratorin e Fierit, Apeli ka vendosur rikthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë.

Vendimi i Apelit: 23 korrik

Pas dëgjimit të palëve, trupi gjykues ka vendosur të shpallë vendimin më 23 korrik, duke lënë pezull për momentin fatin gjyqësor të ish-deputetit socialist, i cili tashmë është dënuar dy herë dhe ndodhet përballë një vendimi të tretë që mund ta çojë përfundimisht pas hekurave për një afat të gjatë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat