back to top
30.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia70 milionë lekë për të kthyer emigrantët/ Plani i ri i qeverisë

70 milionë lekë për të kthyer emigrantët/ Plani i ri i qeverisë

Qeveria shqiptare ka shpallur diasporën si një ndër prioritetet kyçe të politikave të saj, jo vetëm përmes përfshirjes së emigrantëve në procesin zgjedhor për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, por edhe përmes një strategjie gjithëpërfshirëse për rikthimin dhe riintegrimin e tyre në vendlindje.

Strategjia Kombëtare për Migracionin, e hartuar në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit (IOM), parashikon lehtësim politikash për kthimin e shqiptarëve nga jashtë, si dhe masa konkrete për integrimin e tyre në shoqërinë dhe ekonominë shqiptare.

Një ndër komponentët kryesorë të strategjisë është një fushatë e gjerë informuese, që pritet të nisë në vitin 2026 dhe të zgjasë katër vjet. Kjo fushatë do të ketë për synim promovimin e mundësive të punësimit në Shqipëri dhe do të realizohet nga Ministria e Ekonomisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me ambasadat shqiptare dhe shoqata të diasporës. Vlera e projektit llogaritet rreth 70 milionë lekë.

Po ashtu, deri në vitin 2026 parashikohet identifikimi i kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të emigrantëve shqiptarë. Për këtë pjesë të strategjisë, si dhe për krijimin e stimujve që nxisin kthimin përkohësisht ose përgjithmonë të tyre, janë planifikuar 56 milionë lekë të tjera.

Një tjetër pikë kyçe është bashkëpunimi me sipërmarrësit shqiptarë në diasporë, përmes anketimeve dhe konsultimeve të rregullta, me qëllim matjen e interesit për investime në Shqipëri dhe identifikimin e barrierave institucionale që ata hasin.

Për emigrantët që janë kthyer tashmë, strategjia kërkon monitorimin e integrimit të tyre në tregun e punës, si dhe raportime periodike nga zyrat e punës, për të adresuar më mirë nevojat dhe për të përmirësuar programet e punësimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat