back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet77 vota kundër, 30 pro dhe 1 abstenim/ PD humbet betejën për...

77 vota kundër, 30 pro dhe 1 abstenim/ PD humbet betejën për të pezulluar votimin e AP

Parlamenti ka votuar sot kundër kërkesës së Partisë Demokratike për të hequr nga rendi i ditës zgjedhjen e Avokatit të Popullit, me 77 vota kundër, 30 vota pro dhe 1 abstenim.

Procesi u zhvillua me votim të hapur dhe me karton. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi rezultatet: “30 vota pro, 77 vota kundër, 1 abstenim. Me 77 vota kundër, 30 pro dhe 1 abstenim, kërkesa nuk miratohet.”

Deputetët e opozitës deklaruan se kanë tërhequr firmat për kandidatët dhe kërkuan anulimin e procesit, duke argumentuar se po shkelmohet vendimi i Komisionit të Ligjeve. Sali Berisha u shpreh se tërheqja e firmave është bërë për të zbatuar vendimin e Komisionit dhe për të parandaluar “grabitjen” e pozicionit të Avokatit të Popullit.

Sot, gjashtë kandidatët që do të hidhen në votim në Kuvend janë: Endri Shabani, Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni, Aranita Braho, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat