back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“95% e shqiptarëve duan BE-në”/ Kos: Shqipëria po ecën me hapa të...

“95% e shqiptarëve duan BE-në”/ Kos: Shqipëria po ecën me hapa të sigurt

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar punën dhe angazhimin e Shqipërisë që çuan në hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian. Në deklaratën e saj, Kos u shpreh se progresi i Shqipërisë shërben si shembull për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës për shtyp në Bruksel, Komisionerja tha se dita e sotme është e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për BE-në, pasi tregon se procesi i zgjerimit po jep rezultate konkrete.

“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për BE-në, sepse tregon se BE ofron rezultat dhe Shqipëria do të mbështetet në të ardhmen. Ky rezultat nuk mund të arrihej pa angazhimin dhe mbështetjen tuaj.”

Kos vuri në dukje se Shqipëria po qëndron në pararojë të rajonit përsa i përket reformave dhe përkushtimit ndaj procesit të integrimit.

“Ju jeni frymëzim për shumë shtete të Ballkanit Perëndimor. BE është e përkushtuar ta sjellë Shqipërinë në Bashkimin Europian.”

Ajo theksoi se reformat po sjellin ndryshime të rëndësishme në sistemin ekonomik shqiptar, duke e afruar vendin me standardet europiane.

Komisionerja u shpreh se hapja e grupkapitujve është një arritje e madhe, por sfida kryesore mbetet përmbyllja e tyre, e cila kërkon plotësimin e piketave të ndërmjetme.

“Çelja e grupkapitujve është një sukses i jashtëzakonshëm, por mbyllja e tyre është çmimi real. Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat ndërmjetëse.”

Kos shtoi se Shqipëria ka mbështetjen më të lartë publike pro BE-së nga të gjitha vendet kandidate, me mbi 95% të qytetarëve që e shohin të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat