back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaRiciklimi i Komisionerëve të Vettingut/ Si shpëtuan nga hetimet dhe skandalet anëtarët...

Riciklimi i Komisionerëve të Vettingut/ Si shpëtuan nga hetimet dhe skandalet anëtarët e KPK-së, emrat

Etleva Skonja

Me 17 Qershor 2017, Kuvendi miratoi me 100 vota pro,  dy kundër dhe pesë abstenime, listën me 27 anëtarët e Komisionit të Vettingut.

Por gjatë procesit pjesa më e madhe e tyre janë vënë nën hetim dhe është e dyshimtë mënyra se si ia kanë hedhur hetimeve.

Kur Vettingu preku fundin, 12 Komisionerë të Pavarur të Kualifikimit i kanë kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor t’i caktojë si gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Kërkesa është dorëzuar pas mbylljes së kontrollit të trefishtë të 805 gjyqtarëve dhe prokurorëve që nisi në shkallën e parë në mars 2018 dhe u mbyll së fundmi, pra pak përpara se komisionerëve tu mbaronte mandati që skadon më 31 dhjetor 2024.

Kush janë anëtarët e KPK-së që kërkojnë riciklimin në gjyqësor

Roland Ilia, kryetar komisioni, dhe anëtarët, Alma Faskaj (Vokopola), Brunilda Bekteshi (Vasha), Etleda Çiftja, Firdes Shuli, Genta Tafaj (Bungo), Lulzim Hamiti, Olsi Komiçi, Pamela Qirko,Valbona Sanxhaktari, Suela Zhegu dhe Xhensila Pine.

Këta janë 12 komisionerët e Vettingut që kërkojnë riciklimin në gjyqësor, pas mbylljes së procesit të rivlerësimit për gjyqtarë dhe prokurorë.

Përreth 6 vite, këta komisionerë janë paguar deri në 4 mijë dollarë në muaj.

Një tjetër privilegj që u është siguruar anëtarëve të Vettingut është se pas mbarimit të mandatit, ata do të emërohen në poste të rëndësishme, për shkak të detyrës dhe hakmarrjes së mundshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Në këtë mënyrë, ata përfitojnë një karrierë të sigurt profesionale. Pra edhe pas mbarimit të mandatit nuk do t’iu mungojnë privilegjet.

Gjatë procesit të rivlerësimit, ata janë përfolur, akuzuar, hetuar, por ndërkohë kanë vijuar detyrën pa ndërprerje, ndryshe nga anëtarët e KPA-së, që fillimisht janë pezulluar deri në përfundim të hetimeve.

Komisionerët që janë hetuar

Roland Ilia: Një nga anëtarët e komisionit të Vettingut, që ka qenë nën hetim, dhe që dyshohet se dosja e tij është mbyllur në mënyrë të dyshimtë është Roland Ilia.

Roland Ilia dhe Erion Veliaj

Ilia ka qenë kandidat për deputet në koalicionin e majtë në vitin 2009, nën siglën e G-99, por kjo e fundit dështoi pasi nuk mori asnjë mandat.

Alma Faskaj (Vokopola):Në vitin 2020, ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, gjyqtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj (Vokopola). Gjyqtarja e Shkallës së Parë të vetting-ut është kallëzuar për akuzën e “falsifikimt të dokumenteve”.

Alma Faskaj (Vokopola)

Zonja Faskaj rezulton se ka qenë pjesë e turpit gjykues të KPK, i cili ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Shkodrës Hajrie Muçmatën në 11 nëntor 2019. 

Brunilda Bekteshi (Vasha):Komisionerja Bekteshi është kallëzuar në SPAK, nga ish-prokurorët Bujar Hoti dhe Gentian Trenova, për “Falsifikim të dokumentave” dhe “fshehjes së pasurisë”.

Brunilda Bekteshi (Vasha)

Kallëzimi ndaj Brunilda Bekteshit kërkonte hetimin e saj për një kontratë shitblerje apartamenti në vitin 2007, në shumën 3,100,000 lekë, me para në dorë.

Në qeshor të vitit 2022, Gjykata e Posaçme ka vendosur të pushojë dosjen penale që bënte fjalë për hetimin pasuror ndaj komisioneres, Brunilda Bekteshi.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, i cili ka cilësuar kërkesën e prokurorit Dritan Prençi, për pushimin e hetimeve si legjitime dhe të drejtë.

Kjo ishte hera e dytë që dosja penale e hetuar nga prokurori Dritan Prençi u pushua pasi herën e parë gjykata riktheu për rihetim dosjen penale në ngarkim të Brunilda Bekteshit.

Etleda Çiftja:Edhe komisionerja Etleda Çiftja është hetuar nga SPAK.

Sipas SPAK, ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sipërfaqe 1450 m2 dhe me sipërfaqe 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë së dy pasurive të fundit, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.

Etleda Çiftja

Por si GJKKO dhe Apeli e rrëzuan SPAK-un duke e shpallur të pafajshme komisioneren e Vettingut, e cila nuk e ndërpreu asnjë ditë detyrën e saj megjithëse ishte e pandehur.

SPAK bëri rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë duke kërkuar dënimin e saj për akuzat e “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”, por edhe Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e GJKKO-së.

Firdes Shuli:Nuk ju ka shpëtuar hetimeve edhe komisionerja Shuli. Siç është raportuar në media,gjatë aplikimit për t’u bërë pjesë e KPK-së, Shuli ka fshehur shkarkimin nga detyra si kryegjyqtare, pezullimin dhe transferimin në një gjykatë tjetër.

Firdes Shuli

Firdes Shuli, me vendim nr. 17, datë 30.12.1992 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është pezulluar nga detyra. Këtë të dhënë nuk e ka deklaruar dhe as shkakun e masës së pezullimit nga detyra.

Me vendimin nr. 3, 23.02.1993, Firdes Shulit i është hequr masa disiplinore dhe është kthyer në detyrën e kryetares së gjykatës.

Por, me vendimin nr. 1, 30.03.1995, shkarkohet si kryetare gjykate dhe transferohet për 1 vit në Gjykatën e Tepelenës. Kjo masë ndëshkuese duket se është marrë në kuadër të pezullimit në dhjetor 1992.

Pasi është transferuar në Tepelenë, zonja Shuli ka dhënë dorëheqjen nga detyra, miratuar me vendimin nr.2, të datës 12 prill 1995. 

Genta Tafaj (Bungo):Komisionerja Tafaj është lakuar për pasurinë.

E njëjta rezulton se ka një llogari bankare në vlerën 100 milionë lekë (të vjetra) në një prej bankave të nivelit të dytë.

Genta Tafaj (Bungo)

Më herët Genta Tafaj, është akuzuar për kërcënim, në një emision televiziv nga një ish punonjëse e KPK-së.

Ajo deklaroi se kishte marrë kërcënime me jetë.

“Kam gati një vit që jam larguar nga puna me dëshirën time.
Jam kërcënuar me jetë në tetor 2021. Më ka ndodhur edhe në shkurt 2019. Jam kërcënuar unë dhe familja. U jam drejtuar organeve kompetente. Hetimi është mbyllur pa asnjë rezultat dhe asnjë gjetje. Herën e dytë ishte kërcënim verbal nga person fizik i maskuar. Kërcënimi që më shprehu ishte në emër të ish-titullares që kam punuar”, deklaronte në kushte anonime në një inhtervistë me Ylli Rakipin ish-punonjësja e KPK-së.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej me këtë rast.

Lulzim Hamitaj: Në vitin 2018, Hamitaj u denoncua nga opozita, se ka falsifikuar certifikatën e tij të anglishtes. Sipas opozitës, certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit të Tiranës dhe nga sistemi TIMS rezulton se Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me certifikatën e anglishtes.’

Lulzim Hamitaj

Pas këtij denoncimi publik, Prokuroria e Tiranës hapi hetimet. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë rast.

Olsi Komiçi: Në vitin  2021,Olsi Komici, anëtar i KPK, është paditur në SPAK, nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion për falsifikim dokumentash.

Sipas Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, Olsi Komici është marrë i pandehur nga Prokuroria dhe ka qenë i proceduar për falsifkim dokumentash.

Olsi Komiçi

“Olsi Komici ka qenë i proceduar. Ai është marrë i pandehur nga prokuroria”, thekson mes të tjerash Shoqata e Avokatëve.

Edhe me këtë rast nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

Pamela Qirko: Emri i Pamela Qirkos, është lakuar në lidhje me vendimet e saj për gjyqtarë e prokurorë.

Nga 55 gjyqtarë e prokurorë që janë shkarkuar nga trupa e Vettingut e drejtuar nga Pamela Qirko, 50 prej tyre kanë ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, me argumentin se ai ka qenë subjektiv dhe i pabazuar në prova.

Pamela Qirko

Kontestime për vendimet e Qirkos ka pasur edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili ka kërkuar që 25 vendime të KPK të rishikohen. 5 nga vendimet e Qirkos të ankimuara nga ONM, janë ndryshuar nga kolegji i Posaçëm i Apelimit.

4 subjekte, të cilat ishin rikonfirmuar në detyrë nga Pamela Qirko, u shkarkuan nga KPA, për një tjetër u vendos rihapja e hetimit, dhe vetëm një vendim mbeti i pandryshuar.

Valbona Sanxhaktari: Me  7 qershor të vitit 2004  Sanxhaktari është marrë në hetim nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 139 dhe 25 i Kodit Penal.

Valbona Sanxhaktari

Gjatë periudhës 2001-2003 Valbona Sanxhaktari ka ushtruar detyrën si juriste në Drejtorinë Juridike dhe të Prokurimeve pranë Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës.

Por nga auditimet e KLSH në atë kohë u ngritën dyshime për abuzime me fondet publike në tenderin për rikonstruksionin e një konvikti në Elbasan. Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës jo vetëm regjistroi procedimin penal, por dhe kreu hetime duke e marrë si të pandehur.

Nuk ka asgjë publike se  çfarë ka ndodhur me hetimet.

Suela Zhegu:Zhegu e cila  është akuzuar nga familjarë të saj për mashtrim.

Kunata, Anida Ademi, ka denoncuar më herët në media se u është  drejtuar organeve gjyqësore që Suela Zhegu (Limka) t’u kthejë paditësve, fëmijëve të mitur të vëllait të saj të ndjerë, pasurinë trashëgimore, të përfituar përmes mashtrimit.

Suela Zhegu

Çështja ka kaluar në Prokurori dhe s’dihet si ka vijuar.

“Tmerrohem  kur shikoj fytyrën e saj që gjykon gjyqtarë të mirë, me eksperiencë por dhe që kanë pasuri, po që të mbash lekët për një kafshatë të dy jetimëve, të nipërve të saj, e bën ajo  që është më e fëlliqura, dhe që të tillë s’ka për të parë rruzulli tokësor”, deklaronte Anida Ademi.

Xhensila Pine: Në vitin 2020, në media është raportuar se ndaj Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka nisur një hetim ndaj saj, për ndërtimin e paligjshëm të një kulle pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë.

Xhensila Pine

Në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, para se te merrte detyrën si anëtare e KPK, këtë pronë ajo e deklaron në emër të bashkëshortit Egon Sinani, si trashëgimi dhe të legalizuar, por pa i caktuar vlerë.

Edhe me këtë rast nuk dihet se çfarë ka ndodhur./ E Vërteta.al

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat