KreuSportiSurprizat e merkatos së verës/ Interi ofron Asllanin

Surprizat e merkatos së verës/ Interi ofron Asllanin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Pas një fundi të “trazuar” të sezonit, Interi ka nisur fuqishëm nga puna për të ndërtuar skuadrën e të ardhmes.

Mediat italiane bëjnë me dije se zikaltërit kanë “piketuar” mesfushorin e Atalantës, Ederson, si afrimin e duhur.

Operacion ky në dukje mjaft i vështirë, pasi bergamaskët nuk e lëshojnë brazilianin pa paguar klauzolën 60 milionë euro.

Në këto kushte, te Interi po mendojnë që të përfshijnë në tratativa Kristjan Asllanin, duke shtuar më pas disa para, për të arritur te Ederson.

Mbetet për t’u parë si do shkojnë gjërat, me kartonin e Asllanit që nuk vlerësohet më shumë se 15 milionë euro. Vera sjell surpriza dhe kjo mund të jetë një nga ato.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat