back to top
2.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetA do të shembet Pallati i Kongreseve?/ Vendimi ndez debat për fatin...

A do të shembet Pallati i Kongreseve?/ Vendimi ndez debat për fatin e godinës ikonë

Pallati i Kongreseve nuk është më nën administrimin e bashkisë. Me një vendim të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, objekti simbolik i ndërtuar në periudhën 1982–1986 i ka kaluar zyrtarisht Ministrisë së Ekonomisë.

Vendimi u shoqërua me debat, veçanërisht pas përfoljes për planet e rikonstruksionit ose shembjes së godinës për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kulle të re. Megjithëse asgjë nuk është zyrtarizuar, faqja zyrtare e Korporatës së Investimeve Shqiptare ka publikuar një propozim me titullin “Rikonstruksion”, i datuar më 1 prill 2025, që lidhet me këtë objekt.

Aktualisht, detajet konkrete mbi fatin e godinës mungojnë, ndërsa qasja e institucioneve mbetet e paqartë. Ajo që dihet është se objekti konsiderohet si një ndër simbolet historiko-arkitekturore të kryeqytetit, ku ndër vite janë zhvilluar veprimtari kulturore, koncerte, konferenca dhe panaire.

Shqetësimet janë ngritur jo vetëm për fatin arkitektonik të godinës, por edhe për qasjen ndaj trashëgimisë kulturore të qytetit, në një klimë ku projektet ndërtimore janë shpeshtuar, shpesh me kosto për identitetin urban të Tiranës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat