back to top
1.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëA duhet SPAK në zgjedhje?

A duhet SPAK në zgjedhje?

Nga Lutfi Dervishi

Pse Kryeministri e quan survejim praninë e oficerëve të BKH dhe prokurorëve të SPAK në terren gjatë fushatës zgjedhore?

Partitë tona nuk janë në ilegalitet.

Kryeministri ndoshta ka frikë se SPAK dhe prokurorët do të prishin misterin më të madh të zgjedhjeve: Si blihen votat në një treg ku çmimet kanë kapur qiellin?

Ndoshta kryeministri nuk dëshiron që mileti të mësojë të vërtetën shokuese se vota nuk është më si dikur vetëm një thes mielli apo një faturë dritash e paguar. Koha ka ndryshuar. Ndoshta sot vota vjen me një abonim njëvjeçar në Netflix, një dokument hipotetike apo një vend pune?

Kryeministri, tha se survejimi politik është kthim në kohë të errëta.

Mbase ai e sheh veten si një artist që kujdeset që kryeveprat e tij të mos “survejohen” para se të mbarojnë. Ai e di se çdo proces krijues kërkon një element misteri, një moment, “uauuu”, ku rezultati final zbulohet në kutitë e votimit.

Nëse prokurorët fillojnë të shohin nga afër, atëherë prishet magjia.

Në fund të fundit, kryeministri është artist dhe transparenca nuk është për artistët. Artisti ëndërron. Artisti krijon, publiku interpreton. Krijimi është mister. Krijimi është magji.

Dhe ndoshta, për të shpëtuar kryeveprën e tij, Kryeministri do të distancohet nga transparenca, duke preferuar errësirën e artit abstrakt politik, ku gjithçka është relative dhe asgjë nuk është ashtu si duket.

Në çdo fushatë elektorale ne kemi parë forcim të lekut dhe dobësim të euros. Prania e hetuesve në fushatë mund të dobësojë lekun dhe… mos o Zot ul vlerën e votës!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat