Pas një hetimi që ka zgjatur rreth një vit lidhur me mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum, Prokuroria e Durrësit ka vendosur 33 masa sigurie për individë dhe drejtues të kompanive të përfshira, si dhe zyrtarë të doganave dhe mjedisit. Nga këto, 26 masa janë arrest me burg dhe 7 masa arrest shtëpie.
Lista e plotë e të përfshirëve dhe masave të sigurisë:
Erdal Demir, Administrator i “Kurum International” – arrest me burg
Yusuf Sezai Kurum, Administrator me prokurë i “Kurum” – arrest me burg
Gjovana Sokolaj, Pronare e kompanisë “Sokolaj” – arrest me burg
Doni Sokolaj, Administrator i kompanisë “D.o.o Minerals” – arrest me burg
Olizana Pemati, Ish-administratore e kompanisë “Sokolaj” – arrest me burg
Mujo Ilazaj, Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” – arrest me burg
Rami Bunga, Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” – arrest me burg
Harun Sarica, Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” – arrest me burg
Arif Shkalla, Drejtues në kompaninë “Kurum” – arrest me burg
Shaban Hyseni, Drejtor i departamentit të shitjeve në “Kurum” – arrest me burg
Mirjeta Zotaj, Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” – arrest shtëpie
Mikail Hila, Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” – arrest me burg
Mbarime Koroci, Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” – arrest me burg
Nazif Bajrami, Pronar i kompanisë “Bajrami N” – arrest me burg
Andon Prifti, Administrator i kompanisë “Bajrami N” – arrest me burg
Petrit Qosja, Person fizik në tregtinë e mbetjeve – arrest me burg
Julian Kapedani, Dega e Doganës Durrës – arrest me burg
Indrit Likaj, Dega e Doganës Durrës – arrest me burg
Helidon Lila, Dega e Doganës Durrës – arrest me burg
Edmond Voda, Dega e Doganës Durrës – arrest me burg
Shkëlqim Jakupi, Dega e Doganës Durrës – arrest me burg
Florian Çimo, Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO – arrest me burg
Gazmend Sina, Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO – arrest me burg
Ingo Hesse, Administrator i kompanisë EMS APO – arrest me burg
Arta Dollani, Ish-drejtoresha e Përgjithshme e AKM – arrest shtëpie
Marjeta Përlala, Drejtoresha aktuale e AKM – arrest shtëpie
Dritan Seferaj, Drejtoria e Inspektim-Kontrollit, AKM – arrest me burg
Kledina Skendo, Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM – arrest shtëpie
B.T, Sektori i lejeve mjedisore, AKM – arrest shtëpie
Evis Mellonashi, Sektori i lejeve mjedisore, AKM – arrest shtëpie
Kejdi Ahmetaj, Drejtoria e Inspektimit, AKM – arrest me burg
Iva Musa, Inspektore e Autoritetit Portual Durrës – arrest shtëpie
Xhulio Golgota, Inspektor i Autoritetit Portual Durrës – arrest me burg
Hetimi ka zbuluar se rreth 2,100 tonë mbetje të dyshuara si të rrezikshme, të paketuara në 102 kontejnerë, u nisën fillimisht drejt Tajlandës, por u kthyen më 27 tetor 2024 përmes portit italian të Gioia Tauro, pas refuzimit të qeverisë tajlandeze dhe paralajmërimit të grupit ndërkombëtar Basel Action Network (BAN).
BAN kishte marrë informacion nga një sinjalizues dhe paralajmëroi Shqipërinë dhe vendet e tranzitit për dërgesën masive. Pas ndërhyrjes, linjat e transportit, përfshirë Maersk dhe MSC, garantuan kthimin e sigurt të kontejnerëve në Portin e Durrësit.
Grupi ndërkombëtar i vëzhgimit i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të kryejë analiza transparente dhe të ndajë kampione të mbetjeve me BAN. Organizata është e gatshme të vijë në Durrës për të marrë pjesë në vëzhgim dhe testim të materialeve pas mbërritjes së anijes.
Ky aksion i Prokurorisë shënon një hap të rëndësishëm në hetimin e aferës së mbetjeve Kurum, ndërsa autoritetet shqiptare nënvizojnë rëndësinë e transparencës dhe ndëshkimit të të gjithë të përfshirëve në këtë skandal që ka kërcënuar mjedisin dhe shëndetin publik.



