Teksa Sali Berisha mbante fjalën e radhës në tryezën me partitë opozitare, një moment i papritur tërhoqi vëmendjen e kamerave. Aleati i tij, Selami Jenisheri, u kap duke dremitur në sallë, ndërkohë që kryetari i PD-së po fliste për rrëzimin e qeverisë.
Pamja, që qysh në momentin e parë dha jehonë në rrjetet sociale, duket se tregon se jo të gjithë aleatët janë plotësisht të zgjuar për betejën politike disa duket se ende ndodhen në fazën e pushimit.



