back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetAlesia Balliu: Protestat e Berishës janë për hallin e tij, PD është...

Alesia Balliu: Protestat e Berishës janë për hallin e tij, PD është marrë peng

Alesia Balliu ka komentuar protestën e zhvilluar një natë më parë nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se po përdor protestat për interesa personale dhe jo politike. Gjatë një interviste në emisionin “Studio Live” në Report Tv, Balliu u shpreh se Berisha ka humbur besimin e demokratëve dhe se Partia Demokratike është sot “pronë personale” e tij.

Sipas saj, Berisha nuk ka bërë asnjë analizë serioze të humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore, ndërsa vazhdon të sulmojë figura të ndryshme publike, përfshirë Xhorxh Soros. Balliu theksoi se, pavarësisht akuzave të vazhdueshme të Berishës ndaj Soros, ai vetë ka bashkëpunuar me organizata të lidhura me të.

“PD është pronë e Berishës. Ai ka qenë në një gjumë të thellë politik dhe nuk ka bërë analizë të zgjedhjeve deri tani. Berisha akuzon Sorosin për çdo gjë që ndodh në PD, por ndërkohë ai ka bashkëpunuar me të, madje është bërë zëvendëspresident i një organizate të drejtuar nga Soros. Pra kur nuk na duhet, Sorosi është armik, dhe kur na duhet bëhet partner. Prandaj demokratët e kanë braktisur atë,” – u shpreh Balliu.

Ajo shtoi se udhëtimet e Berishës deri në Brazil për “të blerë një post” tregojnë sipas saj se ai kërkon të krijojë iluzione të rreme për mbështetjen ndërkombëtare, ndërkohë që situata reale është krejt tjetër. Balliu theksoi se Berisha nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra që prej nisjes së lëvizjes së tij politike në vitin 2021.

“Berishën e kanë braktisur të gjithë, sepse ai nuk mbajti asnjë premtim. Ai është ‘non grata’ dhe ka tre akuza të hapura në SPAK. Protestat i bën vetëm për hallin e tij personal,” deklaroi ajo.

Sa i përket organizimit të protestave në orët e darkës, Balliu tha se kjo ndodh qëllimisht për të fshehur pjesëmarrjen e ulët.

“Arsyeja që i bën natën protestat është që të mos shihet pjesëmarrja. Ai nuk ka më fuqi për të mbledhur njerëz, sepse edhe ata që e ndoqën te foltorja e parë panë që ai nuk mbajti asnjë premtim,” përfundoi Balliu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat