back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAnëtarët e PS dhe PD në komisione/ Reforma e Zgjedhore dhe Territoriale...

Anëtarët e PS dhe PD në komisione/ Reforma e Zgjedhore dhe Territoriale në fokus

Pas miratimit të dy komisioneve parlamentare javën e kaluar, Partia Demokratike ka plotësuar emrat e përfaqësuesve të saj, duke kompletuar përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe Komisionit të Reformës Territoriale. Maxhoranca dhe opozita ranë dakord për barazinë e anëtarëve dhe për drejtimin me bashkëkryetarë nga të dyja palët.

Komisioni i Reformës Zgjedhore

Komisioni do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri (PS) dhe Oerd Bylykbashi (PD).

Anëtarët e PS:

Arbjan Mazniku

Bledar Çuçi

Ulsi Manja

Olsi Komic

Aurora Mara

Ogerta Manastirliu

Anëtarët e PD:

Ivi Kaso

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Gjin Gjoni

Përfaqësuesit e partive të vogla gjithashtu do të marrin pjesë: PD ka rezervuar një vend për partinë “Mundësia”, ndërsa PS i ka lënë një vend PSD-së së Tom Doshit. Lëvizja Bashkë dhe “Shqipëria Bëhet” do të mund të marrin pjesë në seanca me të drejtë diskutimi, por pa të drejtë vote.

Komisioni i Reformës Territoriale

Komisioni do të bashkëdrejtohet nga Arbjan Mazniku (PS) dhe Luciano Boçi (PD).

Anëtarët e PS:

Blendi Klosi

Damian Gjiknuri

Romina Kuko

Ermal Pacaj

Marjana Koçeku

Ermal Elezi

Klevis Jahaj

Anëtarët e PD:

Jorida Tabaku

Bledion Nallbati

Xhelal Mziu

Ramadan Likaj

Enno Bozdo

Miratimi dhe përbërja

Vendimi për ngritjen e dy komisioneve u miratua më 27 tetor me 113 vota pro. Për Komisionin e Reformës Zgjedhore, palët ranë dakord që përbërja të pasqyrojë pjesëmarrjen e të gjitha partive parlamentare, me 7 anëtarë të PS-së dhe 7 të PD-së, duke përfshirë edhe përfaqësues të partive të vogla.

Këto dy komisione pritet të luajnë një rol vendimtar në hartimin e reformave për zgjedhjet dhe territorin, duke synuar rregullimin e sistemit zgjedhor dhe administrimin e njësive vendore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat