SpaceX humbi një tjetër Starship ndërsa mjeti hapësinor shpërtheu në fluturimin e tij të tetë testues njëlloj siç ndodhi me fluturimin e shtatë. Minutat e para të fluturimit shkuan sipas planit: SpaceX lançoi raketën Starship nga baza e saj Starbase në Teksas pasditen e 6 Marsit.
Super Heavy Booster kreu fluturimin e tij me sukses përpara se të kthehej në bazë. Është hera e tretë që SpaceX arrin të kapë booster me krahët mekanikë të kullës.
Pjesa e sipërme e mjetit quajtur “Starship” duhej të lëshonte 4 satelitë prove si pjesë e një testimi përpara se të rikthehej në oqeanin Indian 50 minuta më vonë. Por tetë minuta në fluturim Starship humbi disa prej motorëve të saj Raptor duke e bërë që të humbasë lartësi deri në momentin që shpërtheu mbi ishujt Karaibe.
Në muajin Shkurt SpaceX tha se një fluturim i shtatë testues do të kryhej pasi ishin vënë re probleme me rrjedhje çka shkaktonte zjarret e më pas shpërthimet. Në fluturimin e 8-të testues SpaceX humbi kontaktin me Starship 9 minuta dhe 30 sekonda nga lançimi.