back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaInceneratorët/ Apeli i GJKKO i thotë “jo” Lefter Kokës

Inceneratorët/ Apeli i GJKKO i thotë “jo” Lefter Kokës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lërë në paraburgim ish-ministrin Lefter Koka, i cili kishte kërkuar lirimin e tij. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja, Anila Hoxha.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Miliana Muça, shqyrtoi ankimin e Kokës ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë (nr. 656, datë 24.10.2025), që kishte vendosur më parë mbi paraburgimin e tij.

Në përfundim të shqyrtimit, Apeli ka miratuar vendimin e shkallës së parë, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit.

Vendimi u shpall sot, më 26 nëntor 2025, në Tiranë. Çështja penale nr. 270, ku është i përfshirë Lefter Koka, vazhdon të hetohet për korrupsion dhe krim të organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat