back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaApeli rrëzon ankimin e Ilir Metës/ Masa “arrest në burg” mbetet në...

Apeli rrëzon ankimin e Ilir Metës/ Masa “arrest në burg” mbetet në fuqi

Ka përfunduar seanca në Apelin e GJKKO lidhur me ish-presidentin Ilir Meta. Pas tërheqjes për vendim në dhomën e këshillimit, trupa gjykuese ka rrëzuar ankimin e avokatit të Metës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Meta kishte ankimuar vendimin e Shkallës së Parë, duke argumentuar se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje provash apo intimidim të dëshmitarëve. Mbrojtja e tij pretendon se këto janë alibi, pasi hetimet janë mbyllur dhe dëshmitarët kanë dhënë deklarimet, shumica tashmë larguar nga Partia e Lirisë dhe të lidhur me Partinë Socialiste.

Hetimet dhe procedurat gjyqësore ndaj ish-presidentit vazhdojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat