back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëApple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Kompania Apple, në kuadër të ligjit DSA, ka pezulluar më shumë se 135 mijë aplikacione, të cilat rrezikohen të hiqen plotësisht nga dyqanet e App Store.

Ligji evropian për Shërbimet Digjitale (DSA) ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2023 dhe ka vendosur një grup rregullash për platformat online, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

DSA ka filluar të zbatohet për të gjitha platformat online më 17 shkurt 2024, dhe nenet 30 dhe 31 kërkojnë nga zhvilluesit e aplikacioneve të specifikojnë “statusin e tregtarit” për të publikuar aplikacione të reja ose për të përditësuar ato për shpërndarje në territorin e Bashkimit Evropian.

Për t’u përshtatur me direktivën, Apple ka ftuar zhvilluesit që të dorëzojnë statusin e tyre të tregtarit deri më 17 shkurt të këtij viti, dhe mosrespektimi i këtij kërkese do të çonte në heqjen nga App Store, shkruan gsmarena.

Sipas të dhënave nga Appfigures, më shumë se 135 mijë aplikacione, të cilat zhvilluesit e tyre nuk e dorëzuan informacionin, janë hequr nga dyqanet e App Store në të gjithë BE-në në ditët e fundit. Ky është largimi më i madh i aplikacioneve nga platforma që nga nisja e saj.

Pyetja është kush konsiderohet tregtar. Çdo aplikacion që fiton nga shkarkimet, pagesat brenda aplikacionit ose nga reklamat në App Store i përket kësaj kategorie.

Organizatat duhet të ofrojnë telefonin, emailin dhe adresat e lidhura me sistemin e tyre DUNS (Data Universal Numbering System), ndërsa zhvilluesit individualë duhet të ofrojnë të dhëna si adresa, numri i telefonit dhe emaili. Aplikacionet e hequra do të mbeten të fshehura derisa zhvilluesit e tyre të përmbushin kërkesat, domethënë të përditësojnë statusin e tyre përmes platformës App Store Connect.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat