back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 23 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSocialeArgjinaturat shemben/ Situatë katastrofike në Sarandë dhe Delvinë

Argjinaturat shemben/ Situatë katastrofike në Sarandë dhe Delvinë

Banorët e fshatrave të përmbytur në bashkitë Sarandë dhe Delvinë po kërkojnë shpalljen e gjendjes së emergjencës, dëmshpërblim dhe ndërhyrje të menjëhershme në argjinatura, kanale dhe rrugë. Situata në Çukë, Konispol, Finiq dhe Shalë cilësohet katastrofike.

“Nëse shteti nuk ndërhyn tani, nesër nuk do të mbetet as një pemë, as një lopë, as një familje këtu”, shprehen banorët. Argjinaturat kanë çeduar njëra pas tjetrës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha gjatë orëve të fundit.

Në Bamatat e Delvinës, argjinatura është shembur vetëm pak ditë pasi u vizitua publikisht nga Ministri i Bujqësisë dhe deputetët Ardit Bido dhe Vasil Llajo, të cilët e prezantuan si një investim “strategjik” për mbrojtjen e fermerëve. Banorët kërkojnë hetim të punimeve, duke e cilësuar projektin si “punim të dobët dhe pa cilësi”.

Agjencia online Saranda Web raporton se argjinatura e Bistricës në Çukë është çarë gjatë natës, duke shkaktuar katastrofë të vërtetë në blegtori. Më shumë se 500 krerë bagëti janë mbytur, ndërsa stalla dhe magazinat bujqësore janë shkatërruar. Uji ka përfshirë fermat dhe ka shkatërruar qindra tonë misër, ushqim për bagëti dhe pajisje bujqësore. Pesë banesa janë përmbytur, duke detyruar familjet të largohen përkohësisht.

Situata është kritike edhe në Konispol, ku lumi Pavëll ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë, duke izoluar gjashtë fshatra të Njësisë Administrative Markat: Markat, Dishat, Ninat, Janjar, Shalës dhe Vërvë.

Banorët dhe autoritetet vendase po bëjnë apel për ndërhyrje urgjente për të parandaluar shkatërrime të mëtejshme dhe për të shpëtuar fermerët dhe bagëtinë nga dëmet katastrofike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat