back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaArian Ndoja flet për atentatin dhe përmend Ramën e Braçen/ Përplaset me...

Arian Ndoja flet për atentatin dhe përmend Ramën e Braçen/ Përplaset me babain e të pandehurit në gjyq

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme, në lidhje me atentatin e ndodhur në vitin 2019, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku.

Në dëshminë e tij, Ndoja tha se në atë kohë nuk kishte konflikte apo probleme personale me askënd, dhe theksoi se i vetmi shqetësim i tij kanë qenë deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministrit Erion Braçe, që sipas tij e kishin përmendur në lidhje me procesin e vetingut.

“Kam një shtëpi në Shëngjin, atje qëndroja. Nuk kam parë automjete të dyshimta. Mund t’ju duket e çuditshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se çfarë borxhi u kam. I vetmi shqetësim ka qenë nga drejtuesit e qeverisë”, – u shpreh Ndoja.

Gjatë dëshmisë, ai foli edhe për njohjen me Halit Valterin, si dhe me të pandehurin Plarent Dervishaj.

“Valterin e njoh si figurë publike, e përshëndeta dhe më herët. Ai ka publikuar një video në Kuvend, ku pretendon se shfaqen autorët e atentatit. Nuk e di nëse janë ata, por e kam pyetur Basir Meçen – babain e Julian Meçes, të pandehur në këtë proces – nëse kjo është e vërtetë. I thashë: ‘A të kam ndonjë borxh? Një djalë ke, merre dhe hiqe nga Shqipëria’”, – deklaroi ai.

Ndoja shtoi se nëse ka ndonjë lidhje me Dervishajn, ajo është sipas tij thjesht “si ushtar”. Kjo deklaratë provokoi një reagim të menjëhershëm nga Dervishaj, i cili i tha: “Mu drejto me emër mua”.

Seanca vazhdon, ndërsa pritet që procesi të zbardhë më tej rrethanat e atentatit që tronditi opinionin publik në vitin 2019.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat