back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaArrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier/ SPAK: I dha...

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier/ SPAK: I dha para një personi

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD-së, Limonera Bozha.

Në këmbim të mbështetjes, shtetasi P.B i ka ofruar shtetasit V.L një shumë parash dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku me ngjyrë portokalli, ishte shënuar emri i kandidates (vajzës së tij) që duhej të votohej.

SPAK bën me dije se ka regjistruar procedimin penal për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” ndaj këtij shtetasi.

“Mbi bazën e hetimeve të kryera, deri tani është krijuar dyshimi i arsyeshëm, se më datë 08.05.2025, rreth orës 10:00, shtetasi me inicialet P.B. është takuar me shtetasin V.L në banesën e këtij të fundit dhe i ka kërkuar mbështetje për vajzën e tij – kandidate për deputete e një subjekti politik në zgjedhjet e 11 Majit 2025. Në këmbim të mbështetjes, shtetasi P.B i ka ofruar shtetasit V.L një shumë parash dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku me ngjyrë portokalli, ishte shënuar emri i kandidates që duhej të votohej. Gjatë kontrolleve të kryera është sekuestruar fleta e ngjashme me atë të votimit dhe një kartëmonedhë”, bëri me dije SPAK përmes një njoftimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat