Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në Tiranë në zonën e Xhamllikut.
Një 28 vjeçar është qëlluar me armë zjarri sapo është future në makinë e tij.
Ai është Klaudio Prendi, i cili nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka humbur jetën.
Raportohet se drejt tij është qëlluar me 5 plumba.
Rreth 1 orë pas ngjarjes është gjetur një automjet i djegur në zonën e Farkës dhe dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndaj 28-vjeçarit.
Nga mediat me titra raportohet se Klajdi Prendi është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class.
Sapo ai është futur në makinë është qëlluar me 5 plumba me armë zjarri me silenciator.
Ky është atentati i dytë Brenda pak ditësh në Tiranë.