back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAulon Kalaja: PD bashkoi votat me PS dhe pranoi “de facto” humbjen...

Aulon Kalaja: PD bashkoi votat me PS dhe pranoi “de facto” humbjen në zgjedhje

Ish-kandidati demokrat, Aulon Kalaja, ka reaguar pas bashkimit të votave mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për ngritjen e Komisionit Zgjedhor në Kuvend.
Në një intervistë për emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Kalaja e cilësoi këtë veprim “të çuditshëm dhe të pakuptimtë”, duke theksuar se PD ende nuk e ka mbyllur kapitullin e ngjarjeve të 11 majit.

“Unë u çudita ditën e djeshme se si PD bashkoi votat me PS. Ne i kemi akoma plagët e hapura nga data 11 maj. Të ulesh me dhunuesin serial të zgjedhjeve dhe të bësh një marrëveshje të tillë duhet qartësi dhe sinqeritet,” – u shpreh Kalaja.

Sipas tij, me këtë vendim, PD “de facto” ka pranuar humbjen në zgjedhje, ndërsa mungesa e një analize të thelluar për humbjen do ta dëmtojë më tej opozitën.

“PD së pari duhet të bënte një analizë se pse i humbi zgjedhjet. Dje, de facto, pranoi humbjen. Pas analizës, duhet të përcaktonte çfarë sistemi zgjedhor i shërben. Mungesa e analizës do ta penalizojë akoma më rëndë,” – tha Kalaja.

Ai shtoi se çdo marrëveshje politike duhet të bazohet në një projekt të qartë politik dhe jo në veprime të përkohshme.

“Kur bëhen marrëveshje të tilla duhet të ketë një projekt politik. Çfarë mendon PD për marrëveshjen e vitit 2008? Po për këtë sistem zgjedhor? Para se të japësh votën duhet të sqarosh qytetarët. Mungesa e këtij projekti serioz na çon në një votim të çuditshëm,” – u shpreh ai, duke e cilësuar Kodin Zgjedhor aktual “antikushtetues” dhe “të dështuar”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat