Me urdhër të SPAK, ndaj avokatit Besart Logu është lëshuar masë sigurie arrest shtëpie, i akuzuar për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Jozyrtarisht raportohet se Logu dyshohet se ka marrë një shumë prej 8 mijë eurosh nga një klient, duke i premtuar se do të përdorte ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje gjyqësore.
Operacioni i drejtuar nga Prokuroria e Posaçme është ende në vijim. Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po kryejnë kontrolle në terren si dhe në zyrën e avokatit.
Deri në këto momente, SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për çështjen, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth hetimit dhe masave të marra.