Ky është 36-vjeçari Zamir Meta, i cili u arretua nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë, Patos. Rasi i rëndë u zbulua pasi e mitura, 12 vjeç ishte larguar nga shtëpia në orën 04:00 të mëngjesit.
E ëma, rrëfeu se vajza, pasi ishte abuzuar nga babai ishte larguar dhe kishte shkuar te fqinjët.
“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia.
U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar.
Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa.
Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë.
Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”, tha e ëma mes lotësh.
Zamir Meta raportohet se ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por sipas tij, ka ndodhur vetëm një herë.
Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në një qendër rehabilituese.