back to top
26.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Babi më ndihmo, një burrë po më ndjek”/ Prokuroria Berat kërkon 6...

“Babi më ndihmo, një burrë po më ndjek”/ Prokuroria Berat kërkon 6 vite burg për pedofilin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon gjashtë vite burg për shtetasin R.O. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas, më 25.11.2024, ka ngacmuar një të mitur, shtetasin A.Gj., i cili ka bërë kallëzim penal pasi edhe pse ka refuzuar ngacmimet e tij, ai e ka tërhequr e çjerrë nga dora dhe kjo situatë ndryshoi vetëm kur babai i të miturit, mbërriti në vendngjarje pas telefonatës nga i biri.

Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës dhe djali dëshmoi se ka lajmëruar të atin sapo vuri re se një burrë po e ndiqte nga pas duke tentuar ta tërhiqte me zor.

Poshtëruese kanë qënë fjalët e përdorura nga personi në fjalë që ka kryer këtë vepër penale i cili ka përdorur një fjalor jo të përshtatshëm për moshën zhvillimore që djali i mitur të kuptojë se ky person po i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të pa dëshirën e tij.Në përfundim të hetimeve dhe nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër, provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri R. O., nëpërmjet veprimeve aktive të drejtpërdrejta ka kryer krimin e ngacmimit seksual ndaj shtetasit të mitur.

Ky shtetas rezulton edhe i dënuar më parë për veprën penale të parashikuar nga neni 108/a/1 i Kodit Penal. Sa më lart, në përfundim të hetimit gjyqësor Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Berat, kërkon:

Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale të “Ngacmimi sekusal”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat