back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBalla: Eurodeputetët e parë të Shqipërisë mund të hyjnë në legjislaturën 2029-2034

Balla: Eurodeputetët e parë të Shqipërisë mund të hyjnë në legjislaturën 2029-2034

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi gjatë seancës parlamentare se me angazhimin e shumicës dhe opozitës, synimi është që të gjithë kapitujt e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian të mbyllen deri në Krishtlindjet e vitit 2027. Sipas tij, viti 2028 do të shënojë fillimin e procesit të ratifikimit në vendet anëtare të BE-së.

“Me angazhimin e kësaj shumicë dhe të kësaj pakice shpresoj që ti mbyllim kapitujt brenda Krishtlindjeve 2027 dhe në 2028 të gjithë së bashku, të majtë dhe të djathtë, të shkojmë në vendet e BE për të përmbyllur procesin e ratifikimit dhe këtu të bëjmë detyrat,” tha Balla.

Ai shtoi se mazhoranca do të propozojë edhe reforma të tjera, përfshirë reformën zgjedhore, duke përfshirë edhe parashikimin në kodin zgjedhor të mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të Parlamentit Evropian.

“Nëse ecim me këtë ritëm, ne mund të jemi gati për të çuar eurodeputetët e parë në legjislaturën e re të BE 2029-2034,” përfundoi Balla.

Deklarata e tij vjen në një moment kur Shqipëria ka shënuar progres në hapjen e kapitujve të negociatave, duke e afruar vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat