back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Balluku", Këshilli i Mandateve nuk mblidhet/ Demokratët akuzojnë kryeministrin

“Balluku”, Këshilli i Mandateve nuk mblidhet/ Demokratët akuzojnë kryeministrin

Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve kanë deklaruar se edhe sot nuk është zhvilluar mbledhja e këtij organi, e thirrur për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku  një hap që mund të hapte rrugë arrestimit të saj.

Sipas përfaqësuesve të PD-së, bllokimi i mbledhjes po ndodh me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama, i cili, sipas tyre, po pengon funksionimin e Kuvendit për të mbrojtur Ballukun.

“Ndryshe nga sa përcakton rregullorja, sipas së cilës mbledhja e Këshillit mund të thirret nga pesë anëtarë, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajë të kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur të korruptuarën Belinda Balluku. Deputetët e PD-së e gjejnë derën e sallës së mbledhjes të mbyllur”, deklaruan përfaqësuesit demokratë.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili ironizoi situatën:
“Kjo është situata: kanë harruar dritat ndezur, por kanë harruar të hapin edhe derën për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Sot, edhe pse administrata është në punë dhe mbledhja duhet të realizohet me gjysmën e firmave të deputetëve anëtarë, nuk përgjigjet as Niko, as administrata”, u shpreh Korreshi.

Demokratët theksojnë se vonesat dhe bllokimi i mbledhjes përbëjnë shkelje të rregullores së Kuvendit dhe po përdoren, sipas tyre, si mekanizëm politik për të penguar hetimet dhe procedurat ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat