back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBalluku në Austri: Thellohet bashkëpunimi në energji dhe turizëm

Balluku në Austri: Thellohet bashkëpunimi në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur nga ministri i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit të Austrisë, Wolfgang Hattmannsdorfer.

Delegacionet e të dy vendeve diskutuan mbi projektet aktuale dhe potencialet për zgjerim bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe turizmit, si dy sektorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Diskutuam rëndësinë e investimeve austriake në sektorin energjetik dhe turistik, si dhe shkëmbyem ide për projektet e ardhshme që do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe modernizimin e këtyre fushave”, u shpreh Balluku.

Në takim u trajtua gjithashtu finalizimi i një marrëveshjeje ndërqeveritare, që pritet të nënshkruhet së shpejti, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të partneritetit mes Shqipërisë dhe Austrisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat