back to top
33.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBamir Topi: PD në krizë besimi/ "Rama në komoditet të plotë"

Bamir Topi: PD në krizë besimi/ “Rama në komoditet të plotë”

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e opozitës në vend, të cilën e cilësoi si “të mjerë dhe pa shpresë”. Në një intervistë në emisionin “Log”, Topi u shpreh se mungesa e shpresës në elektoratin opozitar është pasojë direkte e sjelljes dhe paaftësisë së vetë opozitës, e cila sipas tij ka humbur besimin dhe kredibilitetin tek qytetarët.

“Shoh një opozitë që nuk ka më as shpresë për të ëndërruar. Përfytyroni këta 500 mijë votues që i besuan, tani janë pa shpresë. Kjo gjendje vjen për shkak të elitës aktuale të PD-së që nuk ka më votëbesim, nuk ka më figura publike me qëndrime të qarta dhe koherente, si dikur,” tha Topi.

Ai kritikoi edhe mënyrën si janë ndërtuar koalicionet opozitare, duke theksuar se partitë aleate janë denatyruar dhe se shumë kryetarë ndodhen jashtë Parlamentit, ndërsa zëvendësit e tyre përfaqësojnë forcat politike në Kuvend.

“Ka ndodhur një absorbim i elitës së partive të tjera nga opozita, por jo për të ndërtuar një front të bashkuar politik. Kryetarët janë jashtë, zëvendësit brenda. Kjo nuk është rastësi,” deklaroi Topi, duke ironizuar: “Usta i politikës i fut të gjithë në një koalicion dhe i quajnë pjesë e opozitës.”

Sa i takon shumicës, Topi tha se kryeministri Edi Rama është në një pozicion të rehatshëm dhe i mbështetur nga të gjitha anët në arenën ndërkombëtare.

“Rama është në komoditetin e tij. Mbështetet nga të majtë e të djathtë në Europë. Por problemi nuk është vetëm ai. Opozita nuk po bën opozitë. Nuk ka zë për çështje madhore si kriminaliteti apo sistemin që prodhon autokraci,” u shpreh Topi.

Ish-presidenti theksoi gjithashtu se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian nuk mund të reduktohet në retorikë politike, por kërkon përmbushjen e standardeve konkrete.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat