Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, për bankat që kanë përfunduar në dosjen e SPAK lidhur me aferën e mikrokredive, BKT, Raiffeisen dhe Procredit bank, e cilëson të dënueshme mënyrën se si kreditë e këqija u trajtuan në sistemin bankar.
Duke folur për MCN Live, Preçi tha huamarrësi vendoset në një pozitë të pafavorshme nga bankat dhe se Banka e Shqipërisë ashtu si të gjitha entet rregullatorë nuk po përmbush rolin e vetë kontrollues ndaj bankave tregtare dhe institucionet e mikrokredisë.
Ai e cilëson shumë të dënueshme mënyrën si kreditë e këqija janë trajtuar si produkt bankar dhe këmbëngul që këtu të thellohet hetimi.
Nga ana tjetër thekson se agjencitë që merren me pastrimin e parave, agjencitë që merren me gjurmimin e krimit ekonomik janë në pozicion pritës, të mefshtë dhe ndoshta të përfshirë dhe nuk reagojnë.
Për fatin tonë të keq, ky fenomen ka prekur 400-500 mijë shqiptarë, të cilët janë shpronësuar në mënyrë kriminale.
Kemi mungesë të vullneti dhe përfshirë të Bankës së Shqipërisë, kemi një heshtje të bankave tregtare që duke shitur kreditë e këqija, kanë përmirësuar situatën në letra, por jo situatën reale.
Kemi një veprim të ngadaltë të ministrisë së Drejtësisë në heqjen e licencave të përmbaruesve.
Kemi dhe një qëndrim të papërgjegjshëm të huamarrësve të cilët kanë rënë pre e presioneve korruptive abuzive të institucioneve të mikrokredisë.
Por çështja fillon dhe mbaron te Banka e Shqipërisë. Përfshirja e tre bankave, nuk i ndryshon marrëdhëniet me huamarrësit dhe depozituesit.
Huamarrësit kanë detyrimin të paguajnë lekë më lekë edhe sikur banka të ndryshojë pronësi.
Rëndësi ka zbardhja e asaj që ka ndodhur dhe ndëshkimi i paligjshmërisë.
E konsideroj shumë të dënueshme mënyrën si kreditë e këqija janë trajtuar si produkt bankar. Këtu duhet thelluar hetimi!
Kjo është çështje e Bankës së Shqipërisë. Mund të lejohet tregtimi, por mbi çfarë bazash?!
Është një marrëdhënie shumë delikate që synon të ruajë balancën e palëve. Askush nuk e thotë se nga erdhën paratë për të blerë këto kredi.
Opinionit publik i është servirur një shumë prej 10 milionë eurosh. Ka pasur dhe viktima që nuk merret vesh u vra, u vetëvra apo e shtyn të vetëvriten.
Duhet të kuptojmë që ata që kanë rënë viktima nuk kanë zë të flasin. Duhet rritur presioni pozitiv mbi institucionet ligjzbatuese si SPAK, apo Banka e Shqipërisë.
Fakti që Banka e Shqipërisë autorizon dhe lejon tregtimin e kontratave, lejimin nga një bankë në tjetër, për të cilin thuhet se ka specializimin e duhur për të gjurmuar vjeljen e kredive të keqja, nuk duhet quajtur herezi.
Herezi është mungesa e mbikëqyrjes dhe detyrimi i klientëve për të marrë kredi të re për të paguar të vjetrën. Herezi është të japësh kredi për disa minuta pa bërë analizë bankare.
Herezi është të firmosësh urdhra përmbarimi, se përmbarimi është funksion shtetëror, pavarësisht se e ushtron shteti apo privat.
Të shkosh të sekuestrosh shtëpinë e familjes, kur kredinë e ke dhënë me ID, pa konsensusin dhe pa dijeninë e familjes. Herezi është të mos veprojë prokuroria.
Fakti që ndikohet një numër i madh familjesh, duhet të rrisë ndjeshmërinë dhe të parlamentit.
Ka nevojë për zgjidhje përmes gjykatës për përfitimet kriminale që zotuesit vendas dhe të huaj kanë zotëruar.
Ka një zhbllokim të përkohshëm për një numër huamarrësish, dimë që ministria e Drejtësisë nuk ka një numër të madh dosjesh që janë zhdukur për përmbaruesit privat, janë hequr disa licenca.
Dimë që qytetari është i ekspozuar. Marrja në administrim bëhet vetëm nga shteti dhe me vendim parlamenti dhe jo me ligj, ndryshe vetëm e përkeqësojmë përkohësisht situatën.
Agjencitë që merren me pastrimin e parave, agjencitë që merren me gjurmimin e krimit ekonomik janë në pozicion pritës, të mefshtë dhe ndoshta të përfshirë dhe nuk reagojnë, se problemi që përmbaruesit privat disponojnë dosjet, është i zgjidhshëm, se nëse i zotëron i dorëzon.
Bankat edhe pse kanë qenë për shumë vite institucioni më i konsoliduar i kapitalizmit, janë pjesë e këtij sistemi.
Një bankë e huaj që operon në Shqipëri, apo një bankë vendase duhet të operojnë mbi kushtet e këtij tregu, duhen parë përfshirjet politike, të biznesit etj.
Ndryshimi është se duke qenë sektor i rregulluar do të thotë se ka përgjegjësi shtetërore, nuk është vetëm marrëdhënie individësh.
Problem është që mungon konkurrenca në tregun bankar. Kostot e shërbimeve bankare janë shumë herë më të larta, kostot e produkteve bankare janë shumë herë më të larta.
Por mungesa e konkurrencës bën që askush të mos thotë se kush është banka më e mirë. Se janë pak a shumë të njëjtat shërbime.
Duhet të shqetësohemi të gjithë për volumin e madh të parave që qarkullon jashtë sistemve bankare, qoftë dhe nga fakti se në marrëdhëniet kontraktuale të huamarrësit me bankat, mungon dëshira për ta parë klientin si bashkaksioner.
Huamarrësi vendoset në një pozitë të pafavorshme dhe aq më keq kur kemi disa banka.
Mungesa e konkurrencës sjell kosto të larta për shërbimin bankar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Bankave të Shqipërisë duhet të ushtrojnë rolin e vetë kontrollues.
Në vijim Preçi tha se shtimi i depozitave bankare të qytetarëve apo bizneseve duhet marrë si shenjë e keqe që ekonomia nuk po absorbon dhe reflekton pasigurinë që ndjejnë qytetarët për të marrë risk dhe investuar.
Sipas tij, ka pompim të parave dhe bankat janë pjesë e këtij procesi dhe se pa bankat nuk ka pastrim parash.