back to top
28.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBE hap dritën jeshile?/ Costa: Shqipëria ka shansin të anëtarësohet para 2030

BE hap dritën jeshile?/ Costa: Shqipëria ka shansin të anëtarësohet para 2030

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa thotë se për Shqipërinë është e mundur të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian edhe para vitit 2030, nëse vijon reformat me këtë ritëm.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Costa u pyet nëse objektivi i vendosur nga qeveria e socialistëve është apo jo realist.

“Pse jo, nëse vijohet me këto ritme, është e mundur edhe para 2030-ës. BE-ja do të monitorojë nga afër ecurinë e Shqipërisë”, u shpreh Costa.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur si objektiv vitin 2030 për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, një afat kohor të cilin e përdori edhe gjatë fushatës zgjedhore ku doli fitues i mandatit të katër qeverisës. Por shumë e kanë cilësuar këtë qëllim si të paarritshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat