back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaBE “kryqëzon” drejtësinë shqiptare/ SPAK nën presion, politika tenton ndikim, reforma ende...

BE “kryqëzon” drejtësinë shqiptare/ SPAK nën presion, politika tenton ndikim, reforma ende në provë

Komisioni Europian ka hartuar një draft-raport konfidencial mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri me datë 9 qershor 2025, i cili i është përcjellë institucioneve shqiptare për komente para finalizimit.

Ky dokument, përmbledh progresin dhe sfidat e vendit në zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Në raport theksohet se perceptimi i qytetarëve për pavarësinë e gjyqësorit mbetet mesatar. 47% e publikut dhe 40% e bizneseve e vlerësojnë si “të mirë” ose “mjaftueshëm të mirë” pavarësinë e gjykatave, me një përmirësim minimal krahasuar me vitin 2024.

SPAK vlerësohet si struktura më e konsoliduar në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pavarësisht mungesave në staf dhe infrastrukturë. Raporti evidenton presione politike dhe nga grupet kriminale, por gjithashtu thekson vizionin strategjik dhe pavarësinë e SPAK-ut. Një problematikë në rënie është numri i ulët i referimeve që SPAK merr nga institucione të tjera.

Raporti nënvizon gjithashtu se reforma në drejtësi ka përparuar, veçanërisht me përfundimin e procesit të vetingut në shkallë të parë dhe forcimin e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por paralelisht, është shtuar përpjekja për ndikim politik, veçanërisht nga zyrtarët e lartë.

Komisioni kritikon punën e komisionit parlamentar ad hoc për antikorrupsionin që drejtohet nga Fatmir Xhafaj, duke e cilësuar si jofunksional dhe formal. Institucionet e drejtësisë kanë reaguar me rezerva ndaj metodologjisë së këtij komisioni, duke ngritur shqetësime mbi ndërhyrjen në kompetencat e tyre.

Në pjesën për Policinë e Shtetit, raporti shpreh shqetësim për ekspozimin ndaj korrupsionit dhe efektivitetin e kufizuar të ILDKPI në kontrollin e pasurive dhe interesave.

Sa i përket dixhitalizimit të drejtësisë, ndonëse fondet janë alokuar, sistemi i integruar elektronik për menaxhimin e dosjeve pritet të jetë funksional vetëm në vitin 2030 – një afat që KE e cilëson si shumë të vonuar dhe të dëmshëm për cilësinë e përgjithshme të drejtësisë.

Për Gjykatën Kushtetuese, Komisioni shpreh shqetësim për moszbatimin e vendimeve nga Kuvendi dhe pasigurinë mbi mandatin e gjyqtarëve.

Raporti final i Komisionit Europian për Shqipërinë pritet të publikohet pas vlerësimit të komenteve nga autoritetet shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat