back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitet“BE na ka vendosur kushte të vështira”/ Si justifikohet Rama me grupin...

“BE na ka vendosur kushte të vështira”/ Si justifikohet Rama me grupin socialist

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe grupit parlamentar, theksoi sfidat e mëdha që Shqipëria po përballet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai bëri të qartë se vendi nuk mund të krahasohet me shtetet e tjera të Evropës, pasi kushtet e vendosura për Shqipërinë janë më të ashpra.

“Procesi i diskutimeve dhe rishikimit të ligjeve që lidhen me anëtarësimin në BE nuk është proces që mund ta marrim lehtë. Nuk kemi lirinë për të vendosur vetë, kemi lirinë vetëm për të negociuar. Kur drafti vjen në parlament, duhet miratuar, jo diktuar”, tha Rama.

Ai shtoi se gabimet e mëparshme kanë ndodhur kur deputetët krahasuan draftet me praktikat e vendeve të tjera të BE-së, duke marrë si shembull Francën ose shtetet e tjera. “Miqtë e mi, kjo është përvojë që dua ta ndaj me ju: ju jeni Shqipëria, jo Franca”, theksoi kryeministri.

Rama kujtoi gjithashtu se vendet që u bënë pjesë e BE-së në fillim e kishin shumë më të lehtë procesin e anëtarësimit, ndërsa vendet që erdhën më vonë, përfshirë Kroacinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, u përballën me kushte më të rrepta. “Tani jemi ne, me kushte që as Kroacia nuk do t’i merrte dot me mend”, tha ai.

Kryeministri nënvizoi se sfida kryesore për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave dhe respektimi i mekanizmave të ligjit evropian, që janë vendosur për të siguruar përgatitjen e vendit për anëtarësim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat