Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka mbërritur paraditen e së enjtes në ambientet e Kryeministrisë, pas lajmit se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) e ka pezulluar nga detyra.
Balluku po hetohet për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.
Sipas burimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë urdhëruar ta njoftojnë zyrtarisht për masat e dhëna nga GJKKO, të cilat përfshijnë pezullimin nga detyra dhe ndalimin e largimit jashtë vendit.



