back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 14 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerat/ PS fut në garë kryetarin e komanduar

Berat/ PS fut në garë kryetarin e komanduar

Partia Socialiste ka zbuluar emrin e kandidatit që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Beratit, të cilat do të mbahen më 9 nëntor.

Socialistët do të përfaqësohen nga Ervin Ceca, aktualisht kryetar i komanduar i bashkisë. Ai mori detyrën më 13 mars, pas dorëheqjes së Ervin Demos, i cili e drejtoi Bashkinë e Beratit për 6 vite dhe më pas kandidoi për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Ceca nuk është i panjohur për qytetarët, pasi më herët ka mbajtur detyrën e nënkryetarit të bashkisë dhe atë të kryetarit të këshillit bashkiak.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat